Është rënduar bilanci në fshatin Dyshnik të Beratit, ku kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë xhaxhai dhe dy nipërit e tij që mbetën të bllokuar në pus. Që prej orëve të para të mëngjesit, zjarrfikëset dhe policia po punonte për nxjerrjen e tyre pasi ishin bllokuar në pus, por fatkeqësisht të tre nuk kanë mundur që të mbijetojnë.
Neim, Kamber dhe Gentian Hoxha, humbën jetën teksa pastronin pusin që përdorej për vaditje nga ana e familjes. I vetmi që doli i gjallë nga pusi ishte Neim Hoxha, por për shkak të gjendjes së rënduar ai humbi jetën gjatë rrugës për në spitalin rajonal të Beratit.
Dyshimet janë se tre familjarët kanë ndeshur në një xhep gazi, ç’ka ka shkaktuar dhe asfiksinë e tyre, që i solli dhe humbjen e jetës.
I pari që kishte mbetu i bllokuar në pus kishte qenë xhaxhai, Kamberi, dhe nipërit e tij kishin shkuar për ti ardhur në ndihmë, pa menduar se dhe vetë do të mbeteshin viktima të kësaj ngjarjeje të rëndë. Familja Hoxha ka hapur dyert e mortit, ndërkohë që të afërmit janë të shokuar nga kjo tragjedi e trefishtë që ka ndodhur.