Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dyshnik në Berat, ku tre persona kanë mbetur të bllokuar në një pus, teksa kanë qenë duke bërë gërmime për pastrimin e tij.

Dyshohet se tre personat kanë ndeshur në gaz, ndërsa dy prej tyre janë nxjerrë pajetë nga rrënojat. Burime bëjnë me dije se personat që kanë humbur jetën janë Gentian dhe Kamer Hoxha, ndërsa me shenja jete është nxjerrë Neim Hoxha, teksa të tre personat janë të afërm mes tyre. Në vendngjarje kanë mbërritur disa ambulanca dhe makina policie, që kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave, dhe transportimin e tyre drejt spitalit.

Dëshmitarë që ndodhen në vendngjarje kanë treguar për Fax News, se dy personat i kanë ardhur në ndihmë, Kamber Hoxhës që ishte bllokuar fillimisht brenda, dhe më pas kanë mbetur edhe vetë nën gërmime. Kamberi është xhaxhai i Neimit dhe Gentianit, ndërsa pusi përdorej për vaditje nga ana e familjes.

Ngjarja ka ndodhur në familjen Hoxha, ndërsa drejt banesës kanë shkuar dhe familjarë e komshinj, për ti ardhur në ndihmë dhe zjárrfikësve e policisë.