Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj sot festojnë datëlindjen. Në urimin për shpirtin e saj binjak, Arbana surprizoi me një lajm, që ndjekësit e presin prej disa kohësh, moderatorja është në pritje të ëmbël.

Gëzuar datëlindjen gjysmës time më të mirë, shokut tim të ngushtë, njeriut që ka rrëmbyer zemrën time (që shumë shpejtë do të bëhet baba). Të dua, ka shkruar moderatorja, duke bërë me dije se është në pritje të ëmbël. Duke qenë se dhe vetë Arbana feston sot datëlindjen, lajmin ka vendosur ta japë në një ditë speciale si kjo e sotmja.

Joni së shpejti do të bëhet me një motër ose vëlla dhe me siguri familja nuk mund të ishin më të lumtur se kaq. Urime çiftit!