Kryeministri Edi Rama është shfaqur zemërthyer pas lajmit të hidhur se arkitekti i madh shqiptar Maks Velo, ka ndërruar jetë. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama i ka dhënë lamtumirën 84-vjeçari të ndjerë, i cili ndërroi jetë mezditen e sotme.

“Çfarë trishtimi LAMTUMIRË MAKS,” shkruan Rama teksa postin edhe një ikonë me zemër të thyer.

Statusi i kryeministrit
Velo dhe kryeministri njihen si miq të mirë prej vitesh, Akritekti i njohur e ka mbështetur shumë Edi Ramën, para ardhjes së tij në pushtet. Ky i fundit, ishte gjithmonë i pranishëm në promovimet e librave të kryeminsitrit.

Arkikteti dhe piktori i njohur Maks Velo ka ndërruar jetë sot në moshën 84 vjeçare. Velo prej ditësh ishte shtruar në QSUT, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.