Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dëshiron që deklarata e tij për uljen e pensioneve apo pagave të mos të diskutohet më. Ai sqaroi se propozimin e bëri thjesht për të prezantuar një formë për të menaxhuar me ndershmëri taksat e përbashkëta. Ai shprehet se propozimi i tij u mor nga media dhe u prodhua një “fake news”

“Kanë kaluar 10 ditë dhe unë besoj se kjo nuk përbën me lajm për opinionin publik. Unë kam propozuar disa ide sesi mund t’i qasemi sot kësaj situate të jashtëzakonshme. Dy prej tyre ishin si mund të përgatitemi në një situatë të ardhshme, që të mos jemi kaq të papërgatitur, siç ndodhi edhe kësaj here, por edhe pjesërisht në Shqipëri kur ishte momenti i tërmetit. Ajo çfarë unë jam përpjekur të ftoj shoqërinë të mendojë ka qenë: në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku njerëzit paguhen, pavarësisht ku punojnë në shtet apo privat, pavarësisht sa dinë, sa eksperiencë kanë, çfarë gradash shkencore mund të kenë, çfarë shkalle fitimi ka vendi i tyre i punës, kur paguhen nga taskat të gjithë bashkë, për të jetuar duhet të paguhen në mënyrë sa më të barabartë.

Në konceptin e një lloj ndershmëria në përdorimin e taksave të përbashkëta. Kjo ka qenë ideja ime. Ky ka qenë propozim im. Praktikisht u mor, u prodhua një fake news. Unë me pensionistët nuk jam marrë. Ky diskutim nga ka pse vazhdon më.”, tha Beqaj për “Ora News”