Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë dhënë lajmin se do të bëhen prindër.

Lajmin e ka bërë me dije Arbana, e cila sot feston ditëlindjen bashkë me partnerin e saj regjisor. Por çifti ka marrë edhe një urim nga blogeri i njohur Olti Curri.

Në një postim në “InstaStory” Olti Curri shkruan se Arbana dhe Eduarti vetëm kishin gatuar gjatë karantinës.

“Urimeee, dhe unë që mendoja se ju vetëm keni gatuar gjatë karantinës” shkruan Olti në postimin e tij.

Moderatorja e njohur Arbana Osmani, së fundmi në rrjetet e saj sociale i është dedikuar gatimit, gjithashtu ajo ka botuar edhe dy libra me receta