Edhe pse numri i rasteve të reja me koronavirus është ulur në ditët e fundit, vendi ynë ende është në rrezik nëse nuk respektohen masat kufizuese.

Specialistja e ISHP Silva Bino, përmes një video mesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë lehtësimit të masave.

Bino shprehet se sjellja e qytetarëve është shumë e rëndësishme për të mposhtur koronavirusin, ndërsa thekson që fazat lehtësuese do të vazhdojnë në bazë të rezultateve në ditët në vijim.

Mesazhi i Silva Binos

Kam një mesazh për të gjithë qytetarët, pasi jemi në fazën e hapjes, lëvizjes, dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Virusi nuk është zhdukur, as nga Shqipëria, as nga Evropa dhe as nga bota. Virusi qarkullon dhe për këtë ne duhet të jemi të kujdesshëm. Pavarësisht se dalim, duhet të jemi të përgjegjshëm për sjelljen tonë, pasi sjellja individuale është shumë e rëndësishme në këtë fazë. Faza që kaloi na ndihmoi të zbusnim kurbën e sëmundjes, që të mos kishim një ritëm të lartë të sëmundjes, të përhapjes së sëmundjes, por aktualisht ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe gjithë atë muaj të sakrificës ta kemi në favorin tonë.

Për këtë, janë sjelljet e qytetarëve, që duhet të jenë sa më të përgjegjshmë, pra të mos përqafohen, të mos shtrëngojnë duart, por të ruajnë distancë me njëri tjetrin, pasi virusi mund të transmetohet gjatë përqafimeve, prekjes së duarve apo objekteve. Ruajtja e distancës, higjiena, mbajtja e maskës në mjedise të grumbulluara, në markete a dyqane që kanë mbi dy veta, do të na ndihmonte të ruanim veten dhe personat e tjerë / Opinion.al

?“Virusi nuk është zhdukur! Me lehtësimin e masave shtrënguese, duhet të jemi më të përgjegjshëm për sjelljet individuale, që të mos hedhim poshtë sakrificën e deritanishme” Ju lutem dëgjoni mesazhin e prof. Silva Bino??#BashkëKundër?Covid19?

Posted by Ogerta Manastirliu on Monday, May 4, 2020