Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka zbuluar në “Abc News” denoncimin e radhës ndaj partisë në qeveri.

Bardhi tha se disponon disa prova se një deputet i PS ka shkelur ligjin dhe duhet të kishte humbur mandatin me kohë, duke pretenduar se ai është pjesë e listës së oligarkëve në vend.

Më tej në fjalën e tij, Bardhi tha se shkelja e ligjit është bërë në Shqipëri dhe se çështja është ende në hetim nga ana e ekspertëve të PD-së deri në mbledhjen e plotë të provave.