Gazetari Enkel Demi ka qenë i ftuar në programin Historia ime në Tv Klan ku foli për jetën e tij profesionale dhe atë private.

Gazetari u shpreh se ndihet i bekuar nga Pernëndia për familjen që ka ndërsa sa i përket bashkëshortes e tij, politikanes Mesila Doda, shprehet se është një njeri i vendosur dhe shumë shpesh i thotë gjërat ashtu siç i mendon dhe kjo ka krijuar herë pas here një imazh jo të mirë për të në publik.

Teksa u ndal të fliste për familjen e tij, Demi u shpreh Ne jemi shumë të lidhur më njëri tjetrin, edhe sot e kësaj dite vazhdojmë dhe rrimë bashkë, jetojmë dhe rrimë të gjithë bashkë. Bashkë me ne është dhe nëna ime, domethënë jemi 5 veta në shtëpi, që jetojmë të gjithë dhe jemi goxha të lidhur. Njëherë në ditë jemi të gjithë bashkë.

Tashmë që Enkeli dhe Mesila kanë më shumë se 20 vite bashkë dhe janë rritur në sytë e publikut, si një bilanc i kësaj lidhjeje Enkeli i shpreh se ai ndihet njeri i bekuar nga Perëndia.

Unë ndihem njeri me shumë fat. Pavarësisht se si ka shkuar rrugëtimi ynë në jetë, mendoj që jemi në një fazë të jetës që mund të na shkojë dhe fjala lumturi. tha ai.