Ndonëse sot qytetarëve iu duhet të qëndrojnë në shtëpi për shkak të izolimit nga COVID-19, të vetmit që iu është dhëna leja për të dalë, janë pensionistët dhe prindërit me fëmijë nën 14 vjeç.

Ky fakt u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama ditën e enjte, ku këto kategori do të dilnin në fasha të ndryshe oraresh. Kështu, pensionistëve iu lejohet që të dalin deri në orën 10:00 të paradites, ndërkohë që prindërve me fëmijë, duke nisur nga ora 11:00, deri në 17:30. Pavarësisht liridaljes, ditën e sotme moti nuk favorizon për shkak të reshjeve.

Pensionistëve dhe prindërve me fëmijë do t’i lejohet të dalin edhe nesër, në të njëjtat fasha orari, ndërkohë që lëvizja e mjeteve private nuk do të lejohet përgjatë këtyre dy ditëve. Sot do të qëndrojnë të hapura vetëm farmacitë dhe marketet.