Shkodra po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj.

Turistët shprehen të mahnitur nga bukuria natyrore e qytetit, ndërthurja e trashëgimisë kulturore me historinë mijëravjeçare, si dhe nga mikpritja e ngrohtë që u ofrojnë qytetarët e Shkodrës.

Veç turistëve nga rajoni dhe Europa, nuk mungojnë as ata nga Australia apo Arabia Saudite.

“Jemi nga Mali i Zi, është qytet i këndshëm, ka shumë vende për të qëndruar, sapo pimë një kafe me shokët dhe gjithashtu më duhet të them që kamarierët janë vërtet të mirë dhe ka njerëz shumë të mirë.”

“Çmimet janë befasuese, ishte një pjesë shumë e mirë dhe kjo!”

“Vij nga Australia. Kam qenë këtu edhe më parë, vërtet më pëlqen. Kur jam këtu ndihem mirë, liqeni, atmosfera… Jam në qytetin më të mirë në Shqipëri, me siguri.”

“Është shumë mirë, është plot këtu. Hera e parë që vij, por më pëlqen.”

“Vij nga Londra, kemi ardhur këtu dje. Kalaja është shumë e bukur, liqeni po ashtu.”

“Jemi nga Arabia Saudite, e duam këtë vend. Është hera e parë që vijmë në Shqipëri, hera e parë në këtë qytet dhe është fantastike. Na pëlqen çdo gjë rreth saj.”

“Vijmë nga Franca dhe po, është hera e parë këtu. Kemi qëndruar dy net dhe një ditë të plotë, më pas do shkojmë në male. Qyteti është shumë i këndshëm, njerëzit janë mjaft të sjellshëm.”

Nga Kalaja madhështore deri tek rrugicat e vjetra me gjurmë historie, çdo cep i Shkodrës u ofron turistëve diçka për t’u zbuluar.