Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë nisur bashkëjetesën dhe këtë periudhë në karantinë, artistja e ka quajtur si një muaj mjalti, pasi kanë nisur ta njohin më mirë njëri-tjetrin.

Ditën e djeshme Rudina ka publikuar disa video ku Marku shihet duke punuar tokën dhe mesa duket ajo nuk e dinte që partneri ishte kaq punëtor.

“Të dija thjesht s*ksi”, i thotë Rudina. “Po edhe ashtu jam”, i përgjigjet Marku duke qeshur, ndërsa shihet duke bërë gati vendin për lulet.

Çifti, i favorizuar dhe nga pjesa e oborrit, që e kanë të madhe në shtëpinë e tyre private, duket se nuk po i kalojnë aspak keq këto ditë të karantinës së tyre. Ata jetojnë së bashku me prindërit e Markut, dhe fëmijët e tyre, dhe ndoshta kjo periudhë u ka shërbyer për të forcuar dhe më shumë marrëdhëniet.