Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj është bërë një prej personazheve më të përfolur që kur pranoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku.

Ajo nuk heziton të publikojë fotografi nga jeta e përditshme dhe së fundmi ka postuar një imazh me partnerin duke tymosur cigare.

Imazhin e shoqëroi me një përshkrim edukues duke thënë: “Duhani dëmton rëndë shëndetin, të zverdh dhëmbët, vjen erë e keqe, të hap barkun! Mos e pini”.

Por ndjekësit nuk kanë kursyer mendimet e tyre për sjelljen e saj dhe për faktin që u nda nga bashkëshorti.

“Po kur u bone dhe ti plakushe m*ti nga ‘Aja’ e shokut Agron tu kalu hu n hu tashi”, ndërsa nuk ka munguar as reagimi i moderatores e cila i kthehet komentuesit: “Plake plake po jam flakë”.

Ndërsa një tjetër komentues i thotë se pas dy viteve mund të ketë ndonjë kollovar tjetër pasi i pëlqen ti ndërrojë format. Rudina nuk e kursen ironinë ndaj tij duke i thënë: “Tu pa tu bo”