Aktivistja Brizida Gjikondi thotë se politikanët kanë mbajtur një mbledhje të fshehtë ku Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore PS-PD ka marrë katër vendime.

Teksa radhit vendimet që sipas saj konsistojnë në kohën kur dotë mbahen zgjedhjet, financimin e partive, mosprekjen e sistemit zgjedhor dhe vijimi I listave të mbyllura, Gjikondi shkruan se

“1. Zgjedhjet të bëhën në Prillin e 2021 (cka ska ndryshuar asgjë dhe është brënda afatit ligjor)
2. Fushatat e tyre Zgjedhore tani të paguhen 100 % nga Buxheti i shtetit (domethënë ne të mbajmë dhe promovojmë në fushata me lekët tona të gjakut, gjaksorët tanë)
3. Mos preket sistemi zgjedhor të vazhdojë të mbretërojë dhe diktojë pakica mafioze dhe kriminale mbi një popull të tërë. Me Ligje Antikushtetuese dhe pa Moral Kombëtar. Duke mohuar ushtrimin e Aktit më sublim të Qytetarit, atë të Sovranitetit
4. Mos preken listat, të vazhdojnë të mbyllura”

Nuk dihet se cilave burime i referohet Gjikondi për këtë mbledhje por zyrtarisht nuk ka asnjë informacion që palët të jenë takuar e për më tepër të kenë marrë këto vendime.

Reagimi i plotë:

Pròstituta
Ah ju Shitoftë Zana !!!
Ju mëndje vegjël pa shpirt pa Atdhe !
Jeni mbledhur sot si gjarprinj dhe keni vendosur që asgjë mos vendosni, përkundrazni ta zhysni më shumë këtë popull në skllavëri dhe mjerim !
Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore PS-PD e kusuri i asgjësë, kanë arritur në përfundimin :

Zgjedhjet të bëhën në Prillin e 2021 (cka ska ndryshuar asgjë dhe është brënda afatit ligjor)
Fushatat e tyre Zgjedhore tani të paguhen 100 % nga Buxheti i shtetit (domethënë ne të mbajmë dhe promovojmë në fushata me lekët tona të gjakut, gjaksorët tanë)

Mos preket sistemi zgjedhor të vazhdojë të mbretërojë dhe diktojë pakica mafioze dhe kriminale mbi një popull të tërë. Me Ligje Antikushtetuese dhe pa Moral Kombëtar. Duke mohuar ushtrimin e Aktit më sublim të Qytetarit, atë të Sovranitetit

Mos preken listat, të vazhdojnë të mbyllura ku zuzari dhe pronari i partisë në fjalë të emërojë skllavin më të devotshëm që të jetë Deputeti i tij i bindur, (domethënë të vazhdojmë no name no face) dhe kur skllavi i del me kartelë kriminale lan duart si Ponc Pilati, duke u hequr sikur sdinte gjë (ndërkohëe pikërisht prej bëmave kriminale e ka zgjedhur)

Ata janë bashkë, dhe kjo sdo mend as kalem të kuptohet, do vetëm kurajo dhe dashuri ndaj vetes si qënie e gjallë me dinjitet jo si skllav. Dhe sduhet harruar SKLLAVERIA TRASHEGOHET, qoftë si mendësi qoftë si goditje në ndërgjegje të Kombit.

Edi Rama e shtyu Ligjin e Fatkeqësisë Natyrore (ndryshe nga dynjaja) jo më kot aq shumë dhe jo më kot në fund të Qershorit, që njerzit mes rrobave të plazhit dhe neverisë dhe reagimit ndaj kësaj kaste politike të zgjedhin të parën.

Ai mund ta hapë Shqipërinë në 1 Qershor por do e hap thjesht me statuse facebooku jo me Ligj etj, se atij dhe atyre kështu ju leverdis. Ju leverdis që në Shqipërinë ku vdesin 107 veta në muaj nga Kanceri (statistika të OBSH) të mbahet një popull i tërë në një tërror emocional ekstrem për 28 të vdekur në total në 2 muaj nga koronavirusi.

C’duhet bërë ?!
E para të injorohen me neveri këta kërma që na hodhën jetët në erë, mos kini shpresa tek asnjëri prej tyre, vec tek vetja juaj, ne bashkë ata i shkallmojmë, i hedhim në erë, janë asgjë pa Ne.

Janë qënie të pabesa, të sipërfaqshme, injorantë në ekstrem që kanë të zhvilluar vetëm hemisferën e trurit që ka të bëjë me grabitjen dhe krijimin e kushteve dhe ligjeve për “imunitetin e grabitjes” sic ishte ndryshimi antikushtetues i Kodit Penal, Kodit Zgjedhor dhe 98% të ligjeve që ata kanë bërë me djallëzi në favor të vetes.

Ata na kanë dëbuar ne nga vendimarrja mbi jetët tona dhe mbi Atdheun tonë, na kanë ulur kokën përpara botës, na kanë përcarë dhe varfëruar.
Si fillim Ti BOJKOTOJME dhe INJOROJME .. pastaj …… le ta shohin dhe ata ç’domethanë i dobët – dhe n’agoni të përdihen si vigan i vramë.