Gjatë një operacioni të zhviluar nga blutë e Kurbinit, një 52 vjeçari iu gjet ármë të cilën e mbante me vete dhe pas kontrolleve në banesë iu gjet edhe një tjetër ármë zjárri kállashnikov dhe një sasi físhekësh luftárak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me ármë zjárri, efektivët e Polícisë të Komisáriatit Kurbin, si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Gjormë, Kurbin, një shtetas qarkullonte me ármë zjárri, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe árrestimin e personit të dyshuar.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua dhe finalizua operacioni polícor i koduar “Gjormë” në kuadër të të cilit, në afërsi të shkollës së fshatit, u kap në flagrancë 52 vjeçari B. H banues në Gjormë, Kurbin, i cili qarkullonte me ármë zjárri kállashnikov me një krehër me 28 físhekë luftárak.