Mbrëmjen e sotme disa persona janë përfshirë në një sherr në qendër të qytetit rreth orës 20 45 Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi përleshja me të rinjve.

Sipas burimeve të para mësohet se dy të rinjtë që po udhëtonin me një makinë tip ‘Benz’ me targa AA600MU i bënë pritë një ‘OPEL’ ku po udhëtonin një djalë i shoqëruar me një vajzë.

Të dy grupet në thyerje të karantinës. Dy djemtë që ishin te ‘Benz’ zbritën duke u drejtuar te ‘OPEL’me targa AA 683 EO dhe thyer xhamin e shoferit me çekiç.

Më pas hapën derën dhe filluan goditjet dhe dhunën me shkelma e grushte kundër drejtuesit të ‘OPEL. Policia arriti pas sinjalizimit duke i shoqëruar në komisariat