Pak ditë pasi u emërua prefekt i Qarkut Shkodër, Besfort Lamallari ka marrë vendimin për të mbyllur tregun e Zdralës në këtë qytet, në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e COVID19

Tregu i Zdrales në Shkodër do të mbyllet deri në fund të gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore me datën 23 qershor dhe se prioritet do të jetë gjetja dhe vënia në funksionim i një tregu alternativ, sipas standardeve të nevojshme

Vendim nr.04 datë 24.04.2020 i Komisionit të Mbrojtjes Civile, Qarku Shkodër.

Në kuadër të zgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore me VKM Nr.312, datë 18.4.2020 për propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr.243, datë 24.3.2020, të Këshillit të Ministrave “Për Shpalljen e Gjendjes se Fatkeqësisë Natyrore”, veprimtaria tregtare në Tregun Zdrale do të vazhdojë të jetë e pezulluar deri në datën 23.6.2020, për tregtarët e produkteve bujqësore.

Prioritet gjetja dhe vënia në funksionim i një tregu alternativ, sipas standardeve të nevojshme.

Tregu i shitjes me shumicë Fruta Perime, Dobraç të marrë masa për rritjen e parametrave higjeno-sanitare (dezinfektimi, sinjalistika, distanca e nevojshme)