E shtuna dhe e diela do të jenë të mbyllura për të gjithë Shqipërinë ndërkohë nga fillimi i javës së ardhshme do të ketë lëvizje të përshkallëzuar në një sërë zonash.

“E shtuna e diela do të jetë e njëjta gjë si një javë më parë. Të gjithë në shtëpi pa përjashtim. Jemi në siutatë pozitive por kjo përmbyset sa hap e mbyll sytë nëse lëshohet” u shpreh kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim në facebook.

Nga lehtësimi do të përjashtohet Tirana e Durrës si dhe nuk do të hapet në asnjë mënyrë transporti publik nga një zonë në tjetrën.

“Do të bëjmë lëvizje të përshkallëzuar nga fillimi I javës tjetër në një sërë zonash të vendit do të kemi relaksim më të madh se në Tiranë, Durrës e zona të tjera me rrisk më të madh. Nuk do të hapet në asnjë mënyrë transporti nga një zonë në zonën tjetër nga një qytet në tjetrin në asnjë mënyrë dhe për disa ditë dhe javë. Të jemi të qartë por do të lejohet lëvizja në disa zona që kanë rrisk të ulët”

Do të kenë lehtësira të lëvizjes

Bashkia Gjirokastër,Dibër,Divjakë,Sarandë,Konispol,Himarë,Pogradec,Përrenjas,Librazhd

Ku konsistojne lehtesirat/ Lëvizja fshat qytet do të jetë shumë më e relaksuar dhe dalja në këmbë të jetë më e relaksuar.

Pensionistët do të kenë fashën e tyre në mëngjes, të tjerët në shtëpi.
Pastaj pensionistët në shtëpi të tjerët mund të dalin. Prindërit me fëmijë jo më shumë se një fëmijë. Të rinjtë të dalin por ndalohen pikniqet dhe grupet

/Ora News.tv/