Mjeku Rexhep Muja është 24 orë në 7 ditë të javës në gatishmëri për gjurmimin e rasteve të koronavirusit. Ai është mjeku që zbuloi pacientin zero në Shqipëri me 8 mars të këtij viti. Bëhet fjalë për djalin nga Puka që vinte nga Firence në rrugë tokësore përmes pikës kufitare të Murriqanit.

Mjeku Muja në një intervistë të gjatë ka treguar të gjithë historinë e pacientit zero, ditën kur ra në kontakt me të atin që i shprehu shqetësimin për djalin, shenjat që po përjetonte ditët e para pacienti zero dhe deri në shërimin e tij.

Si ratë në kontakt me këtë rast?

Pas 10 ditësh qëndrimi në Firence ai kthehet në Shqipëri. Dimë gjithë lëvizjet që ka bërë nga Firence e ardhja në Tiranë. Pasi ka ardhur ai ka vazhduar jetën e përditshme deri me datën 6 mars kur falë njohjeve me të atin shtruam problemin të birit. Pasi morëm historikun ku ka lëvizur dhe kë ka takuar ndërtuam një farë grafiku dhe menjëherë i them të atit se ekziston mundësia të jetë infektuar. E pyesim për shenjat dhe të gjitha ai i kishte. E këshilloj të atin që do e marr me datë 7 sërish dhe e mora ta pyesja se si është gjendja, nëse vazhdojnë shenjat. Ai ma konfirmoi. Me datë 8 ditë e diel vajtëm në shtëpinë e tij pë të marrë tamponin.

Kishit frikë?

Pak frikë po por në këto raste nuk duhet të kesh frikë. Ndryshe të mund virusi po pate frikë. Është vërtetë e luftë e vështirë. Gjurmimi, hetimi, testimi është arma jonë e vetme.

Ishte dita e tretë e shenjave të tij. Shkuam në vatër ishin gjithë familjarët aty dhe pas bisedave vendosëm të testojmë atë dhe babanë. Plotësuam të dhënat, shenjat, të gjithë historikun. Dërgojmë mostrat dhe nga ora 9 e darkës, telefonohem nga Silva Bino e cila konfirmon se rasti është me koronavirus. Ishte puna pak më e vështirë sepse duhet të lidhesha sërish me familjen dhe të gjurmoheshin të gjithë kontaktet. Vajtëm bashkë me Silva Binon për të qetësuar familjarët. Fll pas hospitalizimit të dy pacientëve të parë, testuam pjesëtarët e tjerë.

Nga pipëpamja psikologjike, si ishte gjendja e familjes?

Aty më kanë bërë përshtypje lotët e të ëmës kishte frikë se do humbiste djalin sepse ai kishte simptoma ndërsa bashkëshorti ishte më mirë, vetëm me këputje trupore. Ndërsa lotët e nënës edhe sot e kësaj dite nuk më hiqen nga mendja. Por falë ndihmës së stafit dhe Silva Binos arritëm të qetësojmë familjen dhe të garantojmë për shëndetin e tyre.

Ju vetë nuk e dinit për shpresën që po jepnit?

Momemnti ishte kritik por duke qenë mjek, duhet të marrësh përsipër edhe ato kur nuk je 100% i sigurt. Sot ka të panjohura, ka mjekë që punojnë marrin të dhëna, ndërtojmë ide si gjithë bota. Ngadalë po bëjmë gjithçka të qartë.

Pacenti zero kishte temperaturë të lartë?

Kur morëm mostrën ai gati gati humbi dhe ndjenjat sepse mori qëndrimin në këmbë, i kërkova të ngrihej që ti binte pak dhe drita ti shikoja qiellzën, çfarë shenjash kishte, temperatura ishte e lartë. Pastaj e shtrimë dhe i morëm testin. Testi bëhet me tampon edhe në hundë dhe gjysmën e parë të qiellzës. Ai ishte i martuar, kishte një fmëijë, bashkëshortja priste dhe një tjetër. Kam hasur shumë familje ndërsa familja e pacientit zero nga Puka ishte tepër fisnike me një edukatë të përkryer shëndetësore, e them sepse gjatë hetimit na duhet të kontaktojmë shpesh. Ama lista e kontakteve atë natë ka arritur në 80, pra ishin shumë bashkëpunues.

Mjeku Muja rrëfen për herë të parë si e zbuloi

Dolën të tjerë pozitivë? Se ishin tre kurora në atë shtëpi.

Në familje dolën dhe 6 të tjerë pozitivë ndërsa kontakte të para dhe të dyta dolën goxha. Tani familja dhe të gjithë rrethet shoqërore janë shumë mirë, e kaluan koronavirusin. I kemi ndjekur hap pas hapi.

Mjeku Muja rrëfen për herë të parë si e zbuloi