Gazetari Artan Hoxha ka folur me shumë kritika në drejtim të kreut të qeverisë Edi Rama, pasi Fredi Beleri ishte pjesë e emisionit Zonë e Lirë, dhe po fliste lidhur me masat e marra në këtë situatë pandemie.

Hoxha shpreher se Beleri është një nga të akuzuarit për masakrën e Peshkëpisë, ku mbetën pa jetë dëshmorët e Atdheut Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, dhe është e papranueshme që atij ti jepet kohë televizive në një televizion kombëtar. Sipas gazetrit kjo është një përdhosje që i bëhet dëshmorëve të atdheut.

Me ironi gazetari i drejtohet Ramës me fjalët “Qirje Lider Global”, duke i thënë se nuk ka këllqe të vendosë drejtësi, por ajo që duhet të bëjë është që t’ua kursejë këtë maskaradë familjarëve të dëshmorëve.

Statusi i plotë i Artan Hoxhës:

Nuk kam fjale!!!

Herën e parë, para disa javesh, kur ndodhi e njëjta maskaradë,heshtëm

Me idene,se ishte thjesht nje ëndërr e keqe, një lapsus i momentit.

Por, kjo e sotmja, eshte e tepërt!

Edhe ultranacionalisti më i madh grek, as në ëndërrat e tij më të bukura, nuk do e fantazonte të kishte ne dispozicion, televizionin më të madh kombëtar në Shqiperi, madje në fashen e orarit më të ndjekur nga shikuesit, për të provokuar e diskredituar kombin shqiptar dhe shtetin shqiptar!!!

Qirje Lider Global!

-vazhdo, blloko me AKEP-in tënd adresa porno ne internet, ndërsa në ekranet kombëtare lejon te përdhoset kombi yt, dhe shteti yt, nga antishqiptarë qe i kane duart me gjakun e dy deshmoreve te atdheut (komandantit te Repartit Kufitar te Peshkepise, Fatmir Shehu dhe ushtarit, Arsen Gjini)

Mirë që, nuk ke këllqe të vendosësh drejtësi, për ngjarjen me te rëndë të cënimit te tërësisë territoriale te Republikes se Shqiperise, ne 30 vitet e fundit, por te pakten, kursejua këtë maskaradë,

prindërve, motrave, vellezerve, grave dhe sidomos femijëve të mbetur jetimë, të Deshmoreve të Atdheut.

P.S. Ndjesë familjeve të dy Deshmoreve te Atdheut, sepse nuk patem mundesi të qetësonim shpirtrat e tyre dhe pse kemi ndihmuar sa kemi mundur per te vendosur drejtesine, ne lidhje me masakrën e Peshkëpisë!