Kurba e të infektuarve me COVID-19 në është e sheshtë, por ekziston rreziku i rritjes së numrit. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj në një interviste për RTV Ora tha se lirimi i masave do të thotë respektim i distancimit social. Nëse kjo nuk ndodh, tha Brataj, numri mund të rritet sepse infeksioni është ende prezent.

Skënder Brataj: Është një kurbë e sheshtë, numri i të infektuarve përditë është nga 10-20. Kjo është e lidhur me respektimin e masave. Nga ë gjitha tamponët që bëhen gjatë gjithë ditëve është më pak se 10% numri i të infektuarve në krahasim me numrin të bërit tampon, që përputhet me sëmundshmërinë e gripit, se gripi në sezonet kur kalon kap 10% të popullsisë. Edhe kjo po ta marrësh është gati 10% e të kontrolluarve të jenë të infektuar. Këtë e shohim të lidhur me respektimin e masave të distancimit. Primare duhet të jetë shëndeti.

Ajo që duhet të them është respektimi kur lirohen masat. Lirimi i masave do të thotë dalje e njerëzve, dalja e njerëzve do të thotë rrezik i transmetimit. Ky duhet të jetë mesazhi që njerëzit duhet të marrin.

Rreziku i transmetimi është në vendet ku ka grumbullim njerëzish. Nuk është e njëjta gjë kur njerëzit janë në lëvizje. Kur je në një familje që je afër nuk është problemi. Por kur ky grup afrohet me një familje tjetër që njëra prej të dyve boll që dikush të jetë i infektuar dhe tja kalojë një personi të kësaj familje ne e kemi shumëzuar numrin e tyre.

Problemi janë dyqanet në të cilat shkohet. Njerëzit shpërndahen nëpër qese duke marrë fruta dhe perime. Këto biznese duhet të detyrojnë njerëzit që të ruajnë distancat apo dhe të shërbehet me radhe.

Hapeja e këtyre masave do të tregojë që mosrespektimi i tyre nëse do të na shtojë numrin e të infektuarve do të thotë që nuk funksionon. Do të thotë që mund të rritet numri, sepse infeksioni është akoma prezent. Kjo është frika, prandaj lirimi i masave me pikatore është e orientuar në këtë drejtim, me qëllim që mos të kemi. Deri tani e kontrolluam këtë infeksion. Kina që mbërriti në rastin zero që nuk pati më infeksione, nuk e kaloi dy mujorshin nga izolimi i Uhanit, apo qyteteve që bllokuan, kështu që po ti respektojmë edhe ne e kaluam muajin nga izolimi dhe duhet të presim rezultatet. Hapja graduale është e lidhur edhe me hapjen e shteteve fqinj dhe me hapjen e kufijve. Kjo është pandemi, mund ta luftojmë shumë mirë këtu, mund të na i sjellin fqinjët, ose ne t’ja çojmë fqinjëve. Filluan të shfaqen fasoneritë, kjo tregon që nuk janë respektuar masat e distancimit. Është një kolektiv që punohet, dikush i infektuar ja ka përcjellë të tjerëve.