Covid19 u shfaq në fund të vitit 2019, por tashmë ka indikacione se disa pacientë mund të marrin një kohë të gjatë për t’u shëruar plotësisht.

Koha e rikuperimit do të varet nga sa seriozisht është i sëmurë. Disa njerëz do të shërohen shpejt, por mund të shkaktojë probleme të përhershme për të tjerët. Mosha, gjinia dhe problemet shëndetësore kronike mund të rrisin rrezikun e sëmundjes serioze nga Covid19

Sa më invaziv që të jetë trajtimi që ju merrni dhe sa më shumë që të zgjasë, aq më gjatë ka të ngjarë shërimi juaj.

Po sikur të kem vetëm simptoma të buta?

Shumica e njerëzve që infektohen me Covid-19 ka të ngjarë të shfaqin simptomat kryesore – kollë ose ethe. Por ata gjithashtu mund të ndiejnë dhimbje trupi, rraskapitje, dhimbje të fytit dhe dhimbje koke.Kolla është e thatë në fillim, por me kalimin e kohës, disa njerëz fillojnë të hedhin jashtë gëlbazën me qelizat e vdekura të mushkërive të vrara nga virusi. Këto simptoma trajtohen duke qëndruar shtrirë, me shumë lëngje dhe qetësues kundër dhimbjes si paracetamoli. Njerëzit me simptoma të buta duhet të shërohen mirë dhe shpejt.

Temperatura duhet të bjerë në më pak se një javë, megjithëse kolla mund të zgjasë më shumë. Një analizë e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) mbi të dhënat kineze thotë se duhen mesatarisht rreth dy javë për t’u rikuperuar.Po sikur të kem simptoma më serioze?Sëmundja për disa mund të bëhet shumë më serioze. Kjo zakonisht ndodh rreth shtatë deri në 10 ditë pasi personi është infektuar.Transformimi mund të jetë i papritur. Frymëmarrja bëhet e vështirë dhe shfaqet pneumoni. Kjo për shkak se megjithëse sistemi imunitar i trupit përpiqet t’i rezistojë – ai në të vërtetë reagon tepër dhe trupi pëson dëme kolateral. Disa do të duhet të shkojnë në spital për terapi me oksigjen.”Mund të kalojë shumë kohë përpara se një person të shërohet. Trupi përpiqet të marrë përsipër plagët dhe pezmatimet”, thotë mjekia e përgjithshme Sarah Jarvis duke shtuar se rikuperimi mund të zgjasë dy deri në tetë javë, ndërsa lodhja nga kjo merr kohë edhe më shumë.

Po sikur të kisha nevojë për kujdes intensiv?

OBSH vlerëson se çdo person i njëzetë do të ketë nevojë për trajtim të kujdesit intensiv, i cili mund të përfshijë anestezi dhe kujdesin e frymëmarrjes.Duhet kohë për t’u rikuperuar nga kujdesi intensiv, pa marrë parasysh se çfarë sëmundje. Para se të lëshohen në shtëpi, pacientët transferohen në një repart të rregullt. Alison Pitard, dekan e Shkollës së Mjekësisë Intensive të Kujdesit, thotë se mund të duhen 12-18 muaj para se një person të kthehet në normalitet pasi të kalojë në kujdes intensiv.Qëndrimi i gjatë në një shtrat spitalor çon në humbjen e masës muskulore. Pacientët janë të dobët dhe do të duhet kohë për të rindërtuar muskujt e tyre. Disa njerëz mund të kenë nevojë për terapi fizike për të ecur përsëri.Për shkak të asaj që kalon trupi gjatë kujdesit intensiv, ekziston mundësia si për delirium ashtu edhe për çrregullime psikologjike.

“Duket se ka një element të shtuar në këtë sëmundje – rraskapitja virale është padyshim një faktor i madh,” thotë Paul Twous, një fizioterapist i kujdesit intensiv në Bordin e Shëndetit Universitar për Cardiff në Britani të Madh.

Ka raporte nga Kina dhe Italia për dobësi në të gjithë trupin, gulçim pas çdo ushtrimi, kollitje të vazhdueshme dhe frymëmarrje të pa balancuar. Plus nevojën për shumë gjumë.

A do të ndikojë virusi i koronës në shëndetin tim në planin afatgjatë?

Nuk dihet me siguri, pasi nuk ka të dhëna afatgjata, por mund të shikohen kushte të tjera. Sindroma Akute e Distresionit të frymëmarrjes (Ards) zhvillohet te pacientët sistemi imunitar i të cilëve shkon në aktivitet të tepërt, duke shkaktuar dëme në mushkëri.

“Ekzistojnë një mori e të dhënave që sugjerojnë se, edhe pesë vjet më vonë, njerëzit ende mund të kenë vështirësi të vazhdueshme fizike dhe fiziologjike”, thotë Twous.

Çështja e imunitetit është thelbësore për të kuptuar nëse njerëzit mund të infektohen përsëri dhe sa efektiv mund të jetë vaksina.