10 vite në l uftë me kan cerin e gjirit, por që fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte këtë bet ejë! Kjo është historia e trishtë e mësueses Sonela Totrakut, e cila ka ndërruar je tën dy ditë më parë. Pavarësisht dëshirës së saj të madhe për të jetuar, ajo u largua nga kjo botë, por pa e zhdukur buzëqeshjen në fytyrë që e karakterizonte. Një lajm i trishtë për gruan që u kthye në simbol të forcës, që ka pikëlluar të gjithë nxënësit e saj, por edhe këdo që njihte dhe e dinte se sa e vlerësonte jetën.

“Dua të jetoj, është gjëja më e bukur. Kur ke dëshirë që të jetosh bën maksimumin e mundshëm. Merr gjërat më të bukura që ka jeta dhe gjërat e tjera pastaj i neglizhon”, ka thënë ajo më herët në një intervistë për emisionin Rreze Dielli” në Report Tv rrëfeu edhe momentin e trishtë kur zbuloi sëmundjen.

“Unë kujtoj momentin si e kam zbuluar. Kam qenë në shtëpinë time, po shikoja për qejfin tim televizor. Në atë moment më pickon një mushkonjë, e godas dhe gishtat e mi prekin një gjendër të vogël në gjoks. Kam vrapuar ti tregoj të parës mamamsë. Më tha që nuk është asgjë, por kur vuri dorën për ta parë u zverdh në fytyrë dhe që aty e kuptova se diçka nuk shkon. Më pas kemi shkuar , kam bërë kontrollet. Aty e kam marrë vesh se çfarë diagnoze kisha, por asnjëherë nuk kam qenë e ndërgjegjshme se çfarë do të më presë më pas”, ka rrëfyer Sonela në një nga intervistat e fundit për sëmundjen që e preu në besë”, tha ajo më herët në emisionin “Rreze Dielli”