Përmbledhje e veprimtarisë së KMC në territorin e Qarkut. Dt.18.04.2020.

Vijon të ndiqet situata epidemiologjike në të gjithë territorin e Qarkut.

NJVKSH – Shkoder, informon se ngelemi në shifrën totale prej 94 të infektuar.
Vijon puna për gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik të rasteve të dyshuara në Bashkinë Shkoder dhe Bashkinë Vau Dejes, ndërkohe sot u morën edhe 37 tampona për tu dërguan në ISHP.

Nga NJVKSH-Pukë informohemi se situata është e qendrueshme dhe nuk kemi raste të reja me Covid -19.

Nga NJVKSH- Malësi e Madhe, informohemi se nuk kemi raste të reja covid -19.
Numri i Kiteve për sot-0.
Nr. i personave të dyshuar për Covid-19 – 0.
Numri i Shërbimeve Shëndetësore të Rimbursueshme (Receta për moshën e pensionisteve) nga Qendrat, gjithsejt 13, nga këto 10 të dërguara në banesë.
Numri i personave që kanë hyrë nga pika kufitare eHanit të Hotit është 102 shtetas , vetëm shoferët e kamioneve që transportojne mallra, jo udhëtare.

Sot në orën 10:30 janë paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë dy shtetas shqiptare të cilët kanë qenë duke punuar në Kotorr të Malit të Zi. Pasi u njohën me urdhëri nr.240, datë 07.04.2020 “Për vetëkarantimin e shtetasve shqiptare që duan të hyjnë në territorin e RSh”, ranë dakort për tu vetëkarantinuar.

Për këte çeshtje me porosi të Zv.Ministrit të Brendshëm u vunë në dispozicion për akomodim ambientet e konviktit të universietit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Me koordinimin e punës së KMC, është bëre e mundur akomodimi i 2 shtetasve, të cilët janë asistuar nga strukturat shëndetësore dhe janë akomoduar nën mbikqyrjen e Drejtorit të Administrimit të Konvikteve, ndërkohe nga Ushtria janë marrë masat për ruajtjen fizike të objektit.

Nga Bashkia Shkoder, janë ndihmuar 25 familje, me 24 pako ushqimore dhe 24 pako higjienike.
Si burim financimi ka shërbyer vetë Bashkia Shkodër.

UKSH ka punuar për riparimin rrjetit të furnizimit me ujë për NJA Velipojë.
Është ndërhyrë në afërsi të shkollës së mesme Velipojë, në riparim defekti për shkak amortizimi të tubacionit. Po punohet për zëvendësimin e tubacionit, saldimin dhe riparimet e nevojshme.

Është bërë dezinfektim i ambjenteve të Bashkisë Shkodër dhe shesheve në pedonalen e qytetit.

Në NJA Velipojë ka denoncime për mjete pune dhe njerëz që qarkullojnë pa autorizim.
Bashkia Shkoder po harton planin e punës për ndërhyrje për pastrimin e territorit nga zënia.
Ka denoncime edhe për subjekte që punojnë në mënyrë të jashtë ligjshme edhe në NJA Bërdicë, në qendër Trush.

Bashkia Malësi e Madhe nëpërmjet Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel Bashkie vazhdon të ndjekë në çdo moment situatën e krijuar për shkak të virusit COVID-19.
Qëndrat Shëndetësore, kontaktojnë me telefon me te gjithë pensionistat dhe çdo pensionisti që nuk ka mundësi levizje apo është i vetmuar po u dërgohen medikamentet e duhura në shtëpi.

Në Bashkia Vau Dejës nuk ka raste të reja Covid -19, ndërsa 3 persona pozitiv, vazhdojne të jenë të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë.
Janë asistuar me ndihma ushqimore 7 familje në fshatin Hajmel.

KMC, vijon të koordinojë punën e strukturave në nivel Qarku nën drejtimin e ZV. Ministrit të Brendshëm.