Deputetja Rudia Hajdari në një shkrim në rrjetet sociale është përgjigjur deklarateve të kryeministrit Edi Rama, pasi e akuzoi se jeton në hënë.

Hajdari ka nënvizura se kryeministrit Rama ka kohë që hënë i duket e gjithë Shqipëria sepse është izoluar në anijen e tij kozmike në Surrel dhe nuk sheh e nuk dëgjon se çfarë realisht ndodh në këtë vend

Z. Rama sot më akuzoi se jetoj në hënë. Në fakt atij ka kohë që hënë i duket e gjithë Shqipëria sepse është izoluar në anijen e tij kozmike në Surrel dhe nuk sheh e nuk dëgjon se çfarë realisht ndodh në këtë vend.

Nuk e sheh varfërinë që është shtuar, nuk e dëgjon dhimbjen e familjeve të përgjysmuara nga emigrimi, nuk e shikon papunësinë e as nuk do t’ia dijë për korrupsionin dhe arrogancën që po e shkaktojnë. Në anijen e tij kozmike prej betoni, ku rri me kozmonautë të tjerë, këto halle duket sikur i vijnë nga larg, shqiptarët i duken si alienë e ne që jetojmë mes tyre e flasim gjuhën e tyre, sikur jetojmë në hënë.
Keqardhje! – shkruan Hajdari.