Kënaqësi të pres në Bashkinë e Shkodrës miken time dhe të Shqipërisë, Zonjën Christina Vasak, ambasadore e Francës në Tiranë.

E falënderova për interesim e treguar në vijimësi për Shkodrën por edhe në këto ditë të vështira. Zonjën Vasak e informova për situatën e pandemisë së COVID-19 në Shkodër, punën e bërë dhe masat e marra për parandalimin e përhapjes por edhe për mbështetjen e familjeve dhe individëve më në nevojë në territorin e Shkodrës.

Ambasadorja Vasak dhuroi 1000 maska, në ndihmë të Bashkisë Shkodër, për shërbimet për ata që janë më të ekspozuar e në rrisk.