Vuante nga tromboza, vdes në Tiranë pacienti nga Shkodra, kishte rezultuar pozitiv me Covid 19

Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë një pacient nga Shkodra, i cili kishte rezultuar pozitiv me Covid 19, por nuk kishte shfaqur simptoma të sëmundjes.

Burime bëjnë me dije se pacienti ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në Tiranë, ndërsa vuante nga tromboza.

Ai ishte sjellë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar gjatë ditës së dielë, ndërkohë që sipas mjekëve vdekja nuk ka lidhje me Covid, pasi pacienti ishte asimptomatik.

Ky është rasti i pestë i vdekjes së pacientëve me koronavirus në Shkodër, por që sipas ministrisë kanë qenë asiptomatik, dhe vdekja është shkaktuar nga sëmundje të tjera nga të cilat ata vuanin, dhe për këtë shkak nuk klasifikohen si viktima të Covid 19.

3 Comments

  1. Have you ever heard of second life (sl for short). It is essentially a game where you can do anything you want. sl is literally my second life (pun intended lol). If you would like to see more you can see these sl articles and blogs

Leave a Reply

Your email address will not be published.