Ne Shkoder te gjithe i jane gezuar shifres zero te rasteve te reja me covid, por duket se ka nje “loje” te piset qe po luhet me kete qytet.

Burime konfidenciale, bejne me dije per eetimes, se nga 54 mostrat te cilat jane derguar gjate dites se djeshme ne Tirane, asnje prej tyre nuk eshte analizuar ne laboratorin e ISHP, duke e lene Shkodren “te qete” te pakten per nje dite.

Ministria e Shendetesise ne daljen e saj per mediat per perditesimin e situates me te drejte renditi Shkodren me zero raste, duke e lene te palevizur shifren ne 71, por harroi nje detaj te rendesishem te sqaronte publikun se nga mostrat e 24 oreve, asnje nuk ekzaminuar ne laborator.

Nje lajm i mire per Ministrine dhe Drejtuesit e rinj te Shkodres, por nje lajm i keq per qytetin, ato te cilet jane te prekur por duhet te presin edhe 24 ore te tjera per te marre vesh nese jane pozitiv dhe te mos takojne askend, ne menyre qe perhapja te mos jete galopante. Dhe nje thirrje publike: “MOS GENJENI SHKODREN DHE MOS LUANI ME TE!”