Ashtu siç është bërë e udhës tashmë, Ministria e Shëndetësisë raporton rastet e vdekjeve të pacientëve që të infektuar me koronavirs pas publikimit të tyre në media, ndërkohë që edhe në këtë rast bëhet fjalë për një grua nga Shkodra e cila ka humbur betejën pasi vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese por që rezultonte edhe e infektuar me COVID 19.

Rasti u publikua mesditën e sotme nga Faxweb al ndërsa ministria konfirmon se bëhet fjalë për një 62 vjeçare për të cilën thotë se kishte sëmundje të rëndë kronike të pankreasit, me vdekshmëri shumë të lartë pankreatiti nekrotizant.

62 vjeçarja që vuante edhe nga kanceri dhe astma bronkiale, është sjellë ditën e djeshme në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës, ku rezultoi bartëse e COVID19, por pa shenja klinike të sëmundjes , thuhet në njoftimin për shtyp.

Referuar shërbimit infektiv, 62 vjeçarja nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatike për këtë sëmundje, por si pasojë e sëmundjes së rëndë të pankreasit , vijon ministria.

Njoftimi i plotë Ministria e Shëndetësisë Nuk ka viktimë si pasojë e COVID19 në spitalin infektiv, shkaku i vdekjes së pacientes sëmundja e rëndë e pankreasit

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një paciente me COVID19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:

Gjatë ditës së ndërruar jetë në spitalin infektiv një 62 vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë kronike të pankreasit, me vdekshmëri shumë të lartë pankreatiti nekrotizant.

62 vjeçarja që vuante edhe nga kanceri dhe astma bronkiale, është sjellë ditën e djeshme në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës, ku rezultoi bartëse e COVID19, por pa shenja klinike të sëmundjes. Referuar shërbimit infektiv, 62 vjeçarja nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatike për këtë sëmundje, por si pasojë e sëmundjes së rëndë të pankreasit.

Ministria e Shëndetësisë informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi tI referoheni njoftimeve zyrtare