Shkodra është kthyer prej ditësh në një vatër të nxehtë të koronavirusit. Shifra cdo ditë në rritje të të prekurve nderkohe që ditët e fundit, ka pasur edhe një rritje të testimeve ne këtë qytet.

Megjithatë duke iu referuar të dhënave zyrtare, vetëm nga të prekur që janë përfshirë, Spitali i Shkodrës është vatra me e nxehtë e covid në Shkodër.
5 infermierë, 4 pacientë dy prej të cilëve ndërruan jetë gjatë 48 orëve janë këmbana e vertetë e alarmit, ku vetëm ato të cilët drejtojnë sot emergjencat në Shkodër nuk e dëgjojnë apo duan në fshehtësi të mbajnë në tonus situatën.

Që prej ditës së parë të pandemisë brënda bluzave të bardha në Shkodër ka pasur akuza “nën zë” se në spitalin e Shkodrës nuk ka mjete të nevojshmë për të përballuar këtë virus të padukshëm ndërkohe qe sot covid 19 ka hyrë në zemrën e spitalit të Shkodrës ne repartin e reaminacionit.

Ndërkohe që si për të vertetuar këtë tezë, gjatë dy ditëve të fundit spitali i shkodrës (personeli shendetesor) shenon edhe numrin më të madh të testimeve në të gjithë qarkun Shkodër /eetimestv.com/