Sot behet rasti i trete brenda javes qe persona te prekur me Covid 19 nderrojne jete . Nje ne shtepi dhe dy te tjere ne duar te bluzave te bardha. Por asnje nga keto nuk perfshihet ne listen e te vdekurve nga koronavirusi nga Ministria e Shendetesise.

Ndonese futen ne numrat e te prekurve nuk futen ne numrat e te vdekurve. Sipas Ministrise shkaku i vdekjes jane semundje te tjera bashkshoqeruese siç mund ishin hemoragjia cerebrale apo pankreasi ne rastin e fundit.

Por nese viktima e dites se sotme 60 vjecare nga Shkodra ka nderruar jete ne infektiv dhe ka shkuar nje jave me pare pasi situata e saj eshte agravuar si shpjegohet mos raportimi i vdekjes.

Ne Itali ka nje praktike , viktimat te cilat kuptueshem pjesa me e madhe kane dhe semundje te tjera bashkeshoqeruese ndahen ne dy kategori : vdekje me koronavirus ose e shkaktuar nga koroavirus por sidoqofte ato nuk perjashtohen dhe nuk fshihen nga data baze.

Ne Shqiperi dhe veçanerisht ne Shkoder jane tashme 3 bartes te virusit qe kane nderruar jete por asnje prej tyre nuk eshte deklaruar nga Ministria e Shendetesise e cila me shume gjasa tenton te ul numrin e vdekshmerive ne vend nga koronavirus. eetimes