Në një bashkëbisedim me qytetarët, në kuadër të situatës me koronavirusin, kryeministri Rama zbuloi se qeveria është duke punuar për një program për hapjen graduale të bizneseve, i cili do të publikohet në ditët në vijim.

Sipas Ramës, të fundit që do të hapen nga bizneset janë baret dhe restorantet. Restorantet do të jenë të fundit që do të hapen. Më vjen shumë keq, kështu e ka kjo punë. Ne po përgatisim programin që duhet të ndjekin aktivitet që duhet të hapen. Kemi parë edhe vendet e tjera, edhe restorantet dhe baret janë bizneset e fundit që do të lejojmë të hapen, në fund të luftës, u shpreh Rama.

Duke paralajmëruar se COVID 19 është mes nesh, Rama tha se masat kufizuese do vijojnë, pasi armikun e padukshëm e kemi mes nesh.

Koronavirusi ne na luan fenë, siç po u’a luan fenë shumë të tjerëve. Por arsyeja që nuk na i ka luajtur deri sot, është se jemi mbrojtur shumë më fort. Armiku nuk ka ikur, dhe na bën gjëmën po t’iu hapim shteg, deklaroi Rama