Fatmirësisht nga 15 mostrat e marra një ditë më parë, në qarkun Shkodër nuk është konfirmuar asnjë rast I ri pozitiv me COVID 19 duke e lënë shifrën e personave të prekur në 49 persona në rang qarku. 39 është numri I personave të infektuar nga COVID 19 në qytetin e Shkodrës, 4 persona janë të infektuar në Pukë dhe 6 të tjerë në Vau Dejës, ndër të cilët 1 person I shëruar në Shkodër dhe 1 në Vau Dejës

Numri i pacientëve të shtruar Spitalin Infektiv në Tiranë është 7 nga këta 5 janë nga Shkodra dhe 2 nga Vau Dejës. Bëhet e ditur se deri më tani gjendja shëndetësore e këtyre pacientëve është e stabilizuar, nën kontrollin e mjekëve. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri më tani janë bërë më shumë se 200 teste, për të kryer hetimin epidemiologjik në varësi të karakteristikave të shfaqura gjatë përhapjes së COVID 19 në qarkun e veriut

Më shumë se 50 është numri i personave të cilët janë karantinuar pas kontakteve që kanë pasur me personat që kanë rezultuar të infektuar me koronavirus. Gjatë këtyre ditëve kur pati një rritje dhe përhapje të madhe të përsonave të infektuar në qytetin e Shkodrës, konkretisht në lagjet Kiras dhe Dobraç, apeli I institucioneve për të rritur ndërgejgjësimin e qytetarëve shkodranë është i lartë