Në një kohë kur e gjithë bota është duke u lutur për shëndetin e tij, pas lajmit se është shtruar në terapinë intesive, disa media në Britani kanë publikuar një video ku Boris Johnson shihet duke blerë në një market lagje.

Videoja, që dyshohet të jetë bërë në kohën kur kryeministri ka qenë i prekur me koronavirus, po bën xhiron e rrjetit, pasi Johnson nuk ka marrë asnjë masë mbrojtëse dhe mund të jetë bërë objekt infektimi për personat e tjerë.

Siç shihet dhe në video, shitësi në dyqan e pyet atë nëse ishte më mirë me shëndetin e tij, dhe kryeminsitri britanik e pohon këtë.

Më pas një numër shumë i madh i qytetarëve afrohen që të bëjnë dhe foto me të, pasi ka një specifikë, që marketi është në pronësi të disa qytetarëve të komunitetit mysliman, po kjo nuk e ka penguar Johnsonin që të futet për të blerë. Më pas ai shihet duke u larguar i pashqetësuar me biçikletën e tij, ndërsa pikëpyetjet rreth kësaj videoje kanë qenë të mëdha.

Që prej fillimit kryeministri britanik e kishte marrë me sportivitet koromavirusin, duke thënë se nuk do të merrte masa shtrënguese ndaj qytetarëve, dhe se ata duhet të mësoheshin me idenë që do të humbisnin të dashurit e tyre. Por mesa duket kjo neglizhencë e tij, mund të kthehet në fatale për shumë persona të tjerë që ai ka pasur kontaktë, mes tyre dhe partnerja e cila është shtatzënë.

Ajo është konfirmuar pozitive me koronavirus, por derimë tani gjendja e saj ka qenë e mirë. Lidhur me shëndetin e vetë Johnson është thënë se atij i është dhënë katër litra oksigjen gjatë ditës së djeshme, por nuk është parë e arsyeshme që të mbahet i intibuar, pasi nuk është ende në gjendje kritike.