Italia mes mijëra viktimave nga koronavirusi ka edhe dhjetëra infermierë që s’kanë mundur t’i bëjnë ballë kësaj lufte.

Prej kur janë shënuar rastet e para në Itali e deri më tani kanë humbur jetën 26 infermierë, 94 mjekë dhe 6 farmacistë nga Covid-19.

Ky lajm është bërë me dije nga Federata Kombëtare e Urdhërit të Infermierëve (Fnopi), e cila thekson se brenda 48 orëve numri i infermierëvë të infektuar është i barabartë me një të tretën e totalit me të infektuar në të njëjtën periudhë kohe.

Kështu shihet që në Itali stafet e spitaleve kanë më shumë të infektuar nga COVID-19.

Brenda pak ditësh 6 farmacistë vdiqën për shkak të Covid-19: Patrizio Forti Paolini, Francesco De Donno dhe Antonio Perani, i pari në Santa Vittoria në Mantenano (Fermo), i dyti në Maglie ( Lecce), i treti në Paratico saveia), kanë raportuar autoritetet përkatëse në vend.

Numri i mjekëve të vdekur shkon në 94

Edhe numri i mjekëve që vdiqën nga koronavirusi është rritur në 94,ku shtatë vdekje të tjera janë regjistruar që prej ditës së djeshme. Federata e urdhrit mjekësor (Fnomceo) e ka bërë me dije këtë tëlajm të hidhur në faqen zyrtare duke renditur numrin e mjekëve të vdekur nga virusi. Midis 7 vdekjeve të reja është një kardiolog në pension, një mjek në profesion dhe një dentist. Në total, sipas të dhënave të Istituto Superiore di Sanità të përditësuara mbrëmjen e djeshme, 12.681 punonjës shëndetësorë janë të infektuar nga virusi.

Burimi: repubblica.it