Kolegji i Lartë Gjyqësor me një urdhër të datës së sotme vendosi pezullimin e aktivitetit të gjykatave deri në 22 prill. Dhe e gjithë kjo për të zbatuar masat në parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Duket se deri këtu gjithçka është brenda asaj që duhet bërë, por Drejtësia ka një tjetër specifikë dhe që shoqërohet me shumë të papritura që përfshijnë jo vetëm rrezikun e infejktimit të gjyqtarëve, por edher prokurorë, avokatë dhe vetë të arrestuar, apo ata që presin gjykimin.

Ka një fluks të madh kërkesash, veçanërisht të paraburgosurve, por edhe ato të burgosurve që nuk përfitojnë liri të posaçme për të shkuar në shtëpi.

Në këtë kuptim gjykatat do vazhdojnë punën në distancë dhe të vetmet shërbime që ofrohen do të jenë pikërisht shqyrtimi i kërkesave te avokatëve, por edhe kërkesa është e ndaluar të dorëzohen pranë sporteleve dhe për rrjedhim avokatët njoftohen që kërkesat ti dorëzojnë përmes postës.

Por çfarë do të thotë drejtësi e pezulluar?

Së pari publiku e ka të ndaluar të hyjë në sallë, përfshirë edhe media, pra mungon transparenca. Të vetmit që hyjnë në sallë janë avokatët prokurorët dhe gjykata.

Rreziku i dytë lidhet me afatet e paraburgimit, por sidoqoftë prokuroria po tregohet dhe po dorëzon dosje në gjykatë dhe ky fenomen referohet në gjykatën e Tiranës, e cila gjithashtu nuk e lejon publikun për gjykata dhe gjykim pa publik.

Rreziku i tretë ka të bëjë me mungesën e dëshmitarëve, të cilët në kushtet e karantinës nuk mund të paraqiten, e thënë ndryshe as palët nuk mund të jenë pjesë e procesit gjyqësor.

Rreziku i katërt me infektimin e përfaqësuesve të Drejtësisë, mes të cilëve gjyqtarë, prokurorë, apo avokatë, e deri edhe sekretarë gjyqësore, që rrezikojnë jo pak. Dhe mbi të gjithë humbet Drejtësia. Sepse, një drejtësi e vonuar ëshhtë Drejtësi e mohuar.

©Copyright Gazeta SHQIP