Ish-deputeti demokrat dhe njëherësh mjek në profesion, Bardh Spahia në një lidhje me skype me Fax Neës, e ka vendosur theksin te domosdoshmëria për të kryer sa më shumë testime në vend.

Spahia tha se është e pafalshme që masat e ahspra të ndërmarra nga qeveria për distancimin fizik të qytetarëve të mos shoqërohen me numër të lartë testimesh.

“Ka një numër shumë të ulët të tesimeve, duhet të ketë një shtim sidomos për shtresa që jaë më të rrezikuara, si mjekët apo punonjësit e policisë që janë në vijën e parë. Kundër çdo udhëzimi dhe rekomandimi të OBSH, ndryshe nga çdo vend në botë, vijojnë strukturat tona qeveritare që të mbajnë të ulër numrin e testimeve.

Kjo e fsheh situatën reale, për shkak se personat nuk kanë simptoma, ata janë bartës, si dhe kapja shumë e vonë e rasteve, bëhet shumë e rrezikshme për jetën e tyre”, tha Spahia.

Duke u ndalur te Shkodra, ish-deputeti tha se testime nuk janë kryer as ndaj personelit mjekësor që ka qenë në kontakt me personat e parë të prekur me Covid 19. Spahia akuzoi për politizim të çështjes në Shkodër, ndërsa nuk nguroi që të sulmonte dhe ministrin Sandër Lleshaj, për të cilin tha se deri dje qendronte në bunker.

“Ka javë e javë të tëra që kërkoheshin të bëheshin testime në Shkodër, dhe nuk u bënë, vazhdon edhe sot një numër shumë i ulët i testimeve, më pak se 300 të tilla, si mund të krijojmë ne një ide të qartë për përmasat dhe shkallën e përhapjes së këtij virusi.

Do të duhej urgjentisht që strukturat të rrisin në mënyrë të menjëhershme, numrin e testimeve për personat e kontaktit, duhet që të ishin testuar të gjithë kontatet e dy javëve të fundit. Akoma nuk arrijmë dot që ta kuptojmë se pse nuk thuhet ende numri i testimeve që janë në dispozicion.

E para në rast se numri do të ishte shumë i ulët, tregon që masat nuk janë marrë. Dhe e dyta nëse testet janë dhe ato nuk bëhen për të mbajtur numrin e ulët, kjo do të ishte dhe më kriminale se e para.

Ne do të vazhdojmë pa ndalim që të kërkojmë shtimin e numrit të testimeve, pasi vetëm kjo mund të shmangë flukset e papritura të pacientëve në spital dhe në terapitë intesive, që për shkak të mungesave kjo do të kthehej në një situatë të papërballueshme.

Tentativa e tij për tia kaluar fajin ekspertëve është një heqje e papranueshme e fajit.

Ne e kemi denoncuar që prej ardhjen e autobusave me udhëtarë nga zonat më të prekura nga Italia, ku u pritën nga drejtuesit e policisë, që u thanë se do të mbaheshin në karantinim të detyrueshëm.

Pak metra më tutje ata persona u lanë të lirë pa asnjë kontroll nga ana e policisë, është i kot ai show që shfaqet një ditë të bukur Ministri i Brendshëm, që del nga bunkeri dhe kërkon që ti hedhë fajin strukturave lokale.

Që në rastin e parë kur personeli mjekësor pati kontakt me të prekurin e parë me koronavirus në Shkodër, kërkuan që tiu bëheshin testimet, dhe nuk iu bënë nga ana e Minsitrisë së Shëndetësisë. Një pjesë e tyre u lanë që të qendronin në spital, nga frika që të mos shkonin pranë familjeve të tyre, pasi frikësoheshin për shëndetin e tyre” u shpreh më tej Spahia.

NE SKYPE, BARDH SPAHIA

Posted by Fax News on Tuesday, April 7, 2020