Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i bëri thirrje opozitës që nuk është koha për politikë në këtë moment, por për solidaritet për të fituar luftën kundër koronavirusit. E ndërsa PD-ja është shprehur se Shqipëria nuk duhet të marrë borxh të ri, pasi zgjidhjet i ka në buxhet (sipas selisë blu anulimi i koncesioneve), ish n/kryetarja e PD-së thotë se borxhi të rritet për të përballuar këtë situatë të rëndë.

“Këta që janë në pushtet vetëm të ndjekin cfarë thotë Mario Dragi, nëse marrin masa të guximshme mund t’ia dalin, që ekonomia të rifillojë edhe njëherë fuqinë e saj dhe normalitetin. Që do të thotë le të rrisim borxhin këtë situatë, sepse me taksa nuk mbahet në këtë periudhë, të ndihmojmë biznesin, papunësisë dhe të njerëzit me shtesa pak më të larta. Kjo është minimumi mund të bëjë shteti. Në kushte lufte ka sjelle krejt të ndryshme.

Ekonomia jonë është e dobët në kushtet e një vendi që vidhet dhe korrupsioni është galopant. Nëse në parlament do të kishte zëra të fuqishëm, por nuk është koha për politikë, por për të qenë të gjithë bashkë, për solidaritet, me dhënë aq sa mundet, si kontribut edhe përmes analizave që bëhen, sepse virusi nuk njeh beteja politike, ai do me mbijetuar dhe lufta është mes nesh dhe virusi.

Nuk u takon politikanëve të japin këshilla, por po përcjell atë që miqtë e mi mjekë shprehin me shqetësim të madh, sidomos për Shkodrën, që japin pamje të grumbullime të njerëzve. Nëse prekemi kur shohim njerëzit që këndojnë himnin apo duartrokasin për mjekët, mënyra më e mirë për të nderuar sakrificën e tyre është të bëjmë kujdes. Nëse nuk ndërgjegjësohemi sa themelor është izolimi shifrat do të rriten” tha Topalli për tv1channel.