Ne Shkoder jemi mesuar prej vitesh buke dhe politike , politike dhe buke. Aq sa dhe ne bisedat e zakonshme sheh njerez qe perplasen ne ekstreme per bindje politika nga te cilat tek e fundit nuk kane asnje perfitim direkt , aq sa per tu kacafytur me te afermin, mikun apo te njohurin.

Jemi mesuar qe ne Shkoder edhe situatat kriminale te politizohen, edhe investimet publike, edhe ndihma per familjet ne nevoje . Por te politizosh Koronavirusin i cili po prek globin mbare ishte e paimagjinueshme. Them ishte sepse tanime nuk eshte me e atille.

Ardhja e Ministrit Lleshaj ne rolin e shpetimtarit suprem i cili po vendoste pikat mbi I duke i treguar shitesve sesi vihet maska , pasi situata dukshem ka precipituar dhe karantinimi nuk ka funksionuar asnje nga 5 javet e meparshme, ishte me shume show sesa angazhim konkret.

E me pasi Prefekti Millja te cilit iu terhoq veshi publikisht u ftillua duke firmosur nje urdher per mbylljen e tregjeve ambulante. Ndersa Kryeministrit i kishte kaluar merzia me tregtaret e Kombinatit , vazhdoi retorikat per Shkodren e cila eshte bombe me sahat, por qe telekomanden e saj nuk tregon kush e ka. DSHP, Spitali Rajonal, Emergjencat Civile, Ushtria dhe Policia qe jane ne terren apo vete qytetaret qe i drejtohen 127 te cilet embelsisht i thone te mos panikosen se nuk jane simptoma por eshte stres i akumuluar.

Me pas Kryetarja e Bashkise Voltana Ademi , pishtari i fundit i ndezur ne pushtetin e te djathteve, radikalizon qendrimet e saj duke mos kerkuar mend por tampone pasi sic e ka thene cdo dite, ne mos dy here ne dite , ne Shkoder numri i analizave te bera ka qene minimal. Madje kishte mjek qe thonin me krenari qe ne 48 ore ishin bere 0 tampon.

Situata ndizet serisht ne darke kur nje Minister i Brendshem fyen ne forme direkte nje kryetare bashkie duke i kujtuar pagen qe merr dhe duke i thene qe duhet ta justifikoje ate.

Zor te mendohet se ne 61 bashki te vendit vetem ajo e Shkodres duhet ta justifikoje pagen pasi te tjeret jane ekselentet ne administrimin e pushtetit vendor.

Sidoqofte Shkodra sot eshte padyshim nje vater e rrezikshme e Covid 19 dhe perhapja e tij eshte rritur frikshem dhe njekohesisht dhe shenjestrimi i ketij qyteti politikisht, a thua se Covid gjurmon partine dhe jo qytetarin. eetimes.tv