Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot për News 24 se kanë porositur 30 mijë teste të reja për koronavirusin

Kemi porositur 30 mije teste te reja, qe në bashkëpunim me OBSH janë në procedim e sipër, bashkë me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë, do te porosisim dhe të tjera. Nëse nuk do të kishim teste nuk do të bënim teste çdo dite dhe nuk do zbulonim vatra çdo ditë.

Fakti që stoku i testeve, tamponëve rritet është tregues që ne nuk kemi probleme. Strategjia e testimit vendoset nga ekspertet. Ne ë përgjigjemi atyre. Gjurmimet epidemiologjike po bëhen sipas standardeve. tha Manastirliu.