Mjeku Pëllumb Pipero është në vëmendjen e të gjithë gjatë javëve të fundit, për shkak të informecioneve që po jep për koronavirusin. Stafi i kuzhinës së “Bella Napoli”, i kanë ndërthurur figurën në një picë, duke “luajtur” me kuptimin e emrit të tij.

Në qendër të picës, me djathë është formuar një zog, i cili mban në sqep një spec djegës (piper). Sot, mjeku ka pozuar me tortën që mban emrin e tij, duke buzëqeshur me gjestin e bukur që u bë në nder të tij.