Juristi i burgut të Rrogozhinës dyshohet se është infektuar me COVID-19.
Burime bëjnë me dije se, zyra e juristit është dizinfektuar ditën e djeshme. Ai ka shfaqur simptomat duke detyruar autoritetet t’i marrin tamponin për të kryer analizat.
Në orët e ardhshme pritet përgjigjia për të konfirmuar dyshimet e infektimit me koronavirus të juristit të burgut të Rrogozhinës.
Ndërkohë që drejtori i burgut është vetë karantinuar pasi ka pasur kontakte të shpeshta me juristin.
Si juristi dhe drejtori i burgut jane banorë të Tiranës.
Juristi është rreth 40-vjeç.