Gazetarja, Anila Basha ka reaguar ashpër për ata fëmijë që i lënë nënat e tyre të moshuara, pa bukë, në mëshirë të fatit, sidomos në këtë kohë që ata nuk lejohen të dalin për shkak të koronavirusit. Basha shkruan në Facebook se, si nuk u vjen turp fëmijëve që shohin nënat e tyre të dalin në televizor, të lypin për bukë.

Ja postimi i plotë i gazetares! Sot, kishte dy kronika Nje e nenes 84-vjecare nga Vlora dhe nje me gruan pensioniste ne Tirane qe ishte prishur shtepia nga termeti dhe bashkia nuk i paguante bonusin e qirase.

Duke pare ne aspektin njerezor te dyja nenat, pamjet qe na erdhen kam nje pyetje Ajo nena e Vlores, qe kishte nje ambient banimi shume te mire, me kolltuqe te bardha e pllaka te bardha, me kushte ideale, ishte e vetme. Por kishte kater femije.

Dhe ishin jashte Po mire, keta femije, qe punojne e jetojne jashte shtetit, askush nuk ka force e fuqi te prenotojne nje grua punetore per nenen e tyre? Nuk u vjen turp kur e shohin qe nena e tyre lyp buken ne TV dhe thote se djemte e saj nuk i kane sjelle asnje euro?

Po, e njejta pyetje per nenen ne Tirane. Ku i ka femijet? Nuk u vjen zor femijeve te saj qe e lene nenen e tyre ne ate gjendje? Aq me teper te atin? Shtrire ne krevat me xhup e kepuce dhe me jorganin siper?

Ku ka humbur marredhenia prind-femije? Sepse, duhet te kujdeset shteti po, po evlati, ai qe ti i ke bere koken, ka turp apo nuk ka? Feeling e habitur nga kalamanjte e sotem