Deputeti Kujtim Gjuzi ka sfiduar haptazi Policinë e Shtetit duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Deputeti i opozitës parlamentare ka publikuar një video në rrjetet sociale duke drejtuar makinën duke folur në celular, ndërsa shkruan se po shkon në një urgjencë.
Shkelja e rregullave të qarkullimit u dënua nga ndjekësit e deputetit. Ai u paralajmërua se kryeministri Edi Rama do e fuste në burg, pasi po ngiste makinën duke folur në telefon.
Megjithatë duket se deputeti Gjuzi nuk është i frikësuar.
Ai është përgjigjur duke thënë: “Edin do ta rras në burg se ka shkelur Kushtetutën mik”
https://www.facebook.com/kujtim.gjuzi.5/videos/10215603954402884/