Në pikën kufitare të Hanit të Hotit janë bllokuar 13 persona, teksa po ktheheshin nga Mali i Zi.

Bëhet me dije këta shtetas shqiptarë janë bllokuar në zonë neutrale.

Shqiptarët, pasi kanë kryer proceduarat në doganën malazeze nuk kanë mundur të vazhdojnë rrugën më tej për të hyrë në Shqipëri.

Këta persona rezultojnë të jenë punonjës sezonal në Podgoricë, por janë detyruar të kthehen për shkak të situatës së krijuar në Mal të Zi nga koronavirusi.

Ende nuk ka një sqarim nga autoritetet shqiptare, ndërsa vetë qytetarët të kontaktuar nga ora news thanë se kishin telefonuar ambasadën shqiptare në Mal të Zi, por nuk kishin marrë asnjë zgjidhje.