Edhe Shkodra ka regjistruar një rast të ri me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet fjalë për një 35-vjeçar nga Bashkia e Vaut të Dejës, i cili ka një lokal në qendër të qytetit.

Mendohet se ai është infektua në kafenenë e tij, pasi nuk ka një histori udhëtimi në zonat e prekura.

Priten që të vetakarantinohen edhe familjarët e tij, në total rreth 25 persona.