Teksa e gjithë  bota është në krizë për shkak të koronavirsit Papa Françesku, ditën e sotme është lutur për të gjithë botën në sheshin  e boshatisur  të Shën Pjetrit. Pamje të trishta janë publikuar nga mediat vendase ku në shesh shihet vetëm Papa në shoqërinë e kryqit të Jezusit.

Para se virusi vdekjeprurës të izolonte botën në këtë shesh mijëra besimtarë mblidheshin dhe luteshin përpara kryqit të shenjtë, ndërsa sot është parë vetëm Papa duke u drejtuar tek Jezusi dhe sigurisht në këtë kohë lutja do të shkonte vetëm për zhdukjen e kësaj fatëkeqësie.

Ky kryq që konsiderohet si mrekullibërës është hequr përkohësisht nga Kisha e San Marcelos së Kryqit, për t’u instaluar në sheshin e Shën Pjetrit, nga ku Papa Françesku drejtoi sot lutjen Urbi et Orbi.