Vjosa Osmani është gruaja e parë në Kosovë që drejton Kuvendin e Kosovës.Këtë detyrë Osmani e ka pranuar me 3 shkurt të këtij viti pasi që nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, mori 65 vota për këtë pozitë.Përpara se të merrte pozitën e kryeparlamentares, ajo iu fut garës për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit.37-vjeçarja nga Mitrovica ishte e vetmja kandidate grua për kryeministre.Në zgjedhjet e 6 tetorit, LDK u radhit e dyta me 206 mijë 516 vota apo 24.548%, ndërsa Osmani mori 176 mijë 016 vota.Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2017, ajo ishte befasia. Edhe pse partia e saj ia kishte dhënë numrin 82 në listën e votimit, Osmani arriti që të marrë 64 mijë 147 vota, duke u bërë kështu gruaja e parë më e votuar në Kosovë.Vjosa Osmani ka titullin Doktor në të Drejtën Ndërkombëtare dhe tani ligjëron në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Ajo filloi jetën publike si këshilltare e ish-presidentit Fatmir Sejdiu dhe ishte koordinatore e ekipit juridik të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ICJ, në vitet 2009-2010, kur Serbia i kërkoi gjykatës të deklaronte nëse deklarata e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në 2008 ishte në përputhje me ligjet ndërkombëtare.Rrugëtimin e saj politik e ka filluar dhe e vazhdon në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ku aktualisht ka pozitën e nënkryetares së kësaj partie.LDK ishte partia e parë etnike shqiptare e formuar në Kosovë, e themeluar në vitin 1989, kur Kosova ishte akoma pjesë e Serbisë.Nën udhëheqësin e saj të parë, Ibrahim Rugova, LDK ishte udhëheqëse e rezistencës etnike shqiptare ndaj regjimit brutal të Slobodan Millosheviqit, duke duke avokuar kundër dhunës dhe duke e bërë instalimin e sistemeve “paralele” të arsimit dhe qeverisë.Në zgjedhjet e para të lira të mbajtura në Kosovë pas përfundimit të luftës për pavarësi ndaj Serbisë, në vitin 2000, LDK befasoi shumëkë duke fituar kontrollin mbi shumicën dërrmuese të komunave.Me gjithë sharmin dhe magjepsjen që vinte bashkë me emrat e luftëtarëve të kohës së luftës, LDK mposhti partitë e udhëhequra nga ish komandantët guerilë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), të tilla si Partia Demokratike e Kosovës, PDK-ja, e Hashim Thaçit dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK-ja, e Ramush Haradinajt.LDK dominoi politikën kosovare deri në zgjedhjet e vitit 2007, kur, pas vdekjes së Rugovës dhe rritjes së mosmarrëveshjeve të brendshme, ajo humbi terren kundrejt PDK-së e cila po shënonte rritje njëkohësisht.Në zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti partia e saj doli e dyta, dhe fitoi 28 ulëse, një më shumë sesa partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje.

Këto dy parti arritën marrëveshjen për bashkëqeverisje pas më shumë se 4 muajsh bisedime. Si pjesë e marrëveshjes LDK-ja mori postin e kryeparlamentarit, posti i presidentit u mbet të diskutohet në vitin 2021 ku edhe i përfundon mandati presidentit aktual Hashim Thaçi.Ndërsa dje me një mocion mosbesimi nga LDK, qeveria Kurti u shkarkua.LDK-ja përmendi mospajtimet me tarifën, rrezikimin e raporteve me SHBA-të si dhe shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliut si arsye për t`i dhënë fund ‘koalicionit të shpresës’.Kurse, Lëvizja vetëvendose e akuzoi drejtpërdrejt LDK-në se rrëzimi i qeverisë u mundësua me mocionin që sipas tyre e kanë planifikuar, Thaçi dhe Mustafa.