Pas kërkesës për ndihmë nga qeveria shqiptare, duket se Turqia do të ndihmojë Shqipërinë në përballimin e situatës së koronavirusit në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, ndërkohë që ka publikuar disa foto të asaj që ai e ka quajtur “flota e ambulancave”

Rama thotë se autoambulancat pritet të nisen drejt Shqipërisë shumë shpejt.

“FLOTA E RE E AUTOAMBULANCAVE TË EMERGJENCAVE CIVILE GATI PËR T’U NISUR NGA TURQIA??DREJT??SHQIPËRISË!” shkruan Rama.