Nga Ilirjana Stankaj

Po na luani mendsh veç!
A e dini se si m’shkroi para dy ditësh nji maturantja ime(asht e ekselencës, mund ta verifikoni kur të doni, por për etikë jo n’publik):” Zysh, unë i ndjek me vëmendje këto linket që na nisni përditë, por m’ka marrë malli për orët e mësimit me ty!” 


Nuk ta them me dashakeqësi(e pra, m’besoni se jam e stërlodhun nga mënyra sesi i marr njoftimet tuaja tek grupi i stafit tim, apo nga serioziteti maksimal me t’cilin jam mësu me punu mbi 17 vjet n’arsim, ndaj burokracinat e pavlera nuk i justifikoj dot assesi), por jua them si nji vajze të re, që duhet ta njohin sadopak domosdoshmërinë e botës së nji gruaje për sadopak qetësi n’këtë realitet kaq të rrëmujshëm: Mjaft me udhëzime e “detyra shtëpie” për ne(mësuesit që e vuajmë fort këtë situatë), se kemi boll telashe tona! Na e lini në dorën tonë mundësinë me u marrë secili si dijmë vetë me fëmijët tanë(se ata janë të gjithë së pari fëmijët tanë, mandej nxënësit, a dallëndyshet tona 


Mandej, kur t’kalojë kjo situatë hajdeni e verifikojini vetë me sytë tuaj “arritjet tona”, ama derisa të kalojë ky ankth, mos na trazoni, sikur t’ishit stuhi t’paprituna, se ne(mësuesit), s’jemi veçse “anije mbartëse” për pasagjerë t’ndrojtun, detrave t’pafund t’kësaj jete.


Ilirjana Stankaj, mësuese nga Shkodra, me sinqeritet(edhe pse e sigurtë se do m’kushtojë, në mos sot, nesër, por dikush duhet ta thotë atë që shumica e vuan nën lëkurë, me frikë

Komenti im i saposhkruar tek ministrja e arsimit, Besa Shahini që mbase s’asht hiç faji i saj, por disi duhet t’jetë ma e ndjeshme, përtej detyrave